Gazetarja Anila Basha ka publikuar foton e parë me djalin e saj Arisin, teksa shfaqet më shumë se kurrë e lumtur.
I vogli bën sot një muaj prej ditës kur ka ardhur në jetë, dhe mamaja e tij ka vendosur që të mos ia fshehë portretin, në ndryshim nga shumë VIP-a të tjerë që vendosin të mos i publikojnë fytyrat e të vegjëlve të tyre, duke i rrethuar me mister për publikun.
Në foto është dhe e ëma e gazetares, e cila duket se është dhe ndihmësja më e madhe për Bashën në rritjen e të voglit Aris. Vazhdimisht gazetarja ka treguar se ka një lidhje shumë të fortë me nënën e saj, pas humbjes të të atit, disa vite më parë, emrin e të cilit ja ka vendosur dhe djalit, Aristotel, Aris.