Partia Drejtësi, Integrim dhe Uniteti ka reaguar lidhur me deklaratat që bëri sot Partia Demokratike për deputetin e saj, Aqif Rakipi.
Sipas PDIU-së kreu i PD-së Lulzim Basha kërkon që dramën e humbjes së zgjedhjeve në Elbasan, ndërsa kërkon ta transferojë diku tjetër vëmendjen. PDIU thekson se deputeti Rakipi nuk është i dënuar dhe se nga Prokuroria kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për implikimin e tij.
REAGIMI:
Është për të ardhur keq që dramën e humbjes me pazar të zgjedhjeve dhe mbi të gjitha dërrmimin e tij në Qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha, kërkon ta transferojë diku tjetër. Z. Aqif Rakipi është verifikuar dhe stërverifikuar nga institucionet ligjzbatuese për drekriminalizimin dhe zyrtarisht Interpoli dhe Prokuroria kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për implikimin e tij.
Ai është deputet për herë të dytë, me një mbështetje të madhe në Elbasan, dhe duket se kjo është hal në sy për Partinë Demokratike, që rrezikon të mbetet fuqi e tretë politike në atë qark. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet I bën thirrje Lulzim Bashkës të mos transferojë problemet e brendshme diku tjetër dhe të mos vazhdojë me nenin e agjitacion-propagandës të komunizmit, por të kuptojë se në shtetin ligjor ka detyrimin të paraqesë fakte dhe jo të detyrojë 37 deputetë të firmosin fletërrufe për të ushtruar trysni ndaj prokurorisë. Z. Rakipi ka qenë dhe mbetet i hapur për çdo investigim, sa herë këtë ta kërkojë kushdo, por shpifjet nuk mund të përbëjnë element të jetës politike të vendit tonë. (J.V/SHUPLAKA)