Mbreti Salman i Arabisë Saudite u shtrua në një spital në Jeddah të mërkurën për një kontroll mjekësor parandalues dhe u lirua disa orë më vonë, njoftoi Agjencia Saudite e Lajmeve, duke cituar një deklaratë të pallatit.
Monarku 88-vjeçar është kujdestari i vendeve më të shenjta të adhurimit të Islamit. Ai hipi në fronin saudit në vitin 2015 ndërsa vitet e fundit po përballet me probleme shëndetësore.
Në vitin 2020 ai iu nënshtrua një operacioni në fshikëzën e tëmthit, ndërsa në maj 2022 u shtrua në spital për t’iu nënshtruar kolonoskopisë dhe analizave të tjera mjekësore.
Udhëheqësi de facto i mbretërisë është Princi i Kurorës 38-vjeçar Mohammed bin Salman, i cili po zbaton një program reformash që synojnë transformimin e ekonomisë së mbretërisë dhe përfundimin e varësisë së saj nga nafta. Arabia Saudite është eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar.