Arjan Hoxha, ish-zyrtar i policisë për “Fax News” ka deklaruar se 3 urdhër- arrestet të lëshuara ndaj shefave të policisë nuk kanë për t’u ekzekutuar asnjëherë pasi ata janë ndihmuar nga shteti për të dalë jashtë vendit.
“Kanë lejuar edhe trafikimin e drogërave të rënda siç është heroina kokaina dhe trafikimin e armëve. Mes tyre ka edhe policisë që janë përjashtuar nga detyra. Pa vendim të gjykatës nuk mund të fajësohen ata. Kemi të bëjmë me një krim ndërkombëtar. I kemi denoncuar gjithmonë si të lidhur me krimin. Tahiri hoqi nga puna pa të drejtë gjithë ata punonjës policie dhe ata fituan të drejtën me gjykatë dhe ai ripranoj këta punonjës. Ish ministri bëri veprime në kundërshtim me ligjin. Pra është shkelja më flagrante në burimet njerëzore.
Pra qëllimi ishte për ta bërë vendim në këtë gjendje që është sot. Si mund të thuhet se unë nuk ka adresat e këtyre perosonave ku unë u kam pasur në vëzhgim? Në analizën time policia ka funksionuar si një grup i strukturuar kriminal. Pa bekimin e drejtuesve dhe minsitrit nuk mund të mbillej vendi i gjithë me drogë. Nga 1 mijë punonjës ti si minsitër do të marrësh vesh njëherë se ka drogë në vend se po mbillet për shembull në Shkodër. Ky vend ka më shumë parcela me drogë. Me aq pëvojë sa kam unë ato urdhër-arreste nuk do të ekzkutohen pasi një oficer nuk mund të larohet pa lejën e drejtorit. Janë të ndihmuar për t’u larguar nga vendi dhe për të shpëtuar nga ky aktivitet kombëtar që është ai i kultivimit të drogës në vend.”, u shpreh Hoxha. (J.V/Faxweb)