FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Armë dhe një sasi eksplozivi brenda avionit në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

Në aeroportin  “Adem Jashari”  në Prishtinë janë kapur nga policia një sasi ekplozivi dhe armë. 

Lënda shpërthyese ishte vendosur  në një  valixhe dhe kishte arritur të futej deri në në aeroplan, pa u detektuar aspak nga mekanizmat e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. 

Po kështu është kapur edhe një  person i armatosur, shkruan sot Koha Ditore. Sipas saj kjo ngjarje ka ndodhur këtë muaj në aeroport. 

Sikur të mos ishin persona që kanë pasur për qëllim të testonin sigurinë në Aeroport, ata do të mundë të kryenin çfarëdo misioni brenda aeroplanit të mbushur me udhëtarë. (J.V/Faxweb)

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *