Një aksion i madh i policisë greke, kundër trafikut ndërkombëtar të armëve dhe municioneve është duke u zhvilluar këtë të dielë në zonën e Kretës.
Mediat greke raportojnë se grupi kriminal ishte pjesë e trafikut të armëve dhe të municioneve, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë 16 persona.
Mësohet se shtetasit e arrestuar, 11 prej të cilëve grekë dhe 5 të huaj janë të moshës 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64-vjeç, për krime që lidhen me formimin dhe pjesëmarrjes në një grup kriminal aktiv.
Sipas hetimeve, autorët kishin importuar nga Shqipëria armë luftarake dhe municioni. Ai përbëhej nga dy “bërthama”.
Sipas policisë greke, grupi shqiptar vepronte në nëngrupe të veçanta, të cilët ishin përgjegjës për grumbullimin e numrit të kërkuar të armëve dhe municioneve, ndërsa grupi i grekëve në Kretë, kryenin transportimin e mëtejshëm të porosive.
(E.K/Faxweb.al)