09:45 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

18:51 | 24/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

Çmimet e naftës janë ulur për gati 5 për qind të martën, pasi Izraeli është pajtuar për armëpushim me Iranin, për t’i dhënë fund konfliktit 12-ditor.

Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë fillimisht në 68 dollarë për fuçi, ndonëse ndërkohë është rritur për pak – 69.68 dollarë për fuçi – pasi Irani dhe Izraeli e kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit pak orë pas nisjes.

Çmimet e naftës janë rritur në ditët e fundit, pas shqetësimeve se Teherani do të mund t’i pengonte furnizimet globale duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit, rrugë kryesore detare për transportin e naftës dhe gazit.

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar dhe Evropë kanë qenë stabile, pasi presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë Izraelit që të mos gjuajë më me bomba, ndonëse e ka akuzuar edhe Iranin për shkelje të armëpushimit.

Vetëm disa orë më parë, Trump ka thënë se armëpushimi ka nisur të zbatohet.

Çmimi aktual i naftës është nën nivelin që ishte kur Izraeli nisi raketa kundër qendrave bërthamore iraniane më 13 qershor.

Sulmi ndikoi në rritjen e çmimit të naftës deri në 81 dollarë për fuçi, duke shtuar shqetësimet për rritje të çmimeve të produkteve tjera të domosdoshme për jetesë.

Diçka e tillë ndodhi pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë tre vjet më parë, duke ndikuar në jetët e njerëzve në mbarë globin.

Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit.

Izraeli konsideron se Iraninuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën, ndonëse Teherani pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore

Irani është hakmarrë me sulme raketore në Izrael dhe në shkëmbim e sipër të raketave janë vrarë dhe plagosur banorë të të dyja shteteve.

Pas

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

Para

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Para
Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

 



Të Fundit

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

Tarifat doganore, Brukseli përgatit më shumë lëshime ndaj SHBA-së

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.