Ndërmjetësit e SHBA-ve dhe Lindjes së Mesme së fundmi janë shprehur mjaft pozitiv sa i përket arritjes së një marrëveshje dymujorëshe armëpushimi në Gazë e njëkohësisht mbi lirimin e mbi 100 pengjeve që po mbahen nga Hamasi.
Mirëpo, këtë të martë, të martën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, refuzoi dy kërkesat kryesore të grupit radikal palestinez – që Izraeli të tërheqë forcat e tij nga Gaza dhe të lirojë mijëra të burgosur palestinezë – duke vënë në pah se mes dy palëve ka ende dallime të mëdha.
Lufta u nxit pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur radikalët vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë. Pothuajse gjysma e pengjeve u liruan gjatë armëpushimit njëjavor nëntorin e kaluar, në këmbim të lirimit të 240 të burgosurve palestinezë.