Ambasad Amerikane ka reaguar në lidhje me arrestimin e Arbër Çekaj sot në Gjermani, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për sasinë prej 613 kg kokainë të kapur në muajin Shkurt në magazinat e tij në Maminas pas kontrollit në një trailer plot me banane.
Me anë të një postimi në Facebook ambasada shkruan: “Bravo Gjermani, bravo Shqipëri”.
Postimi i ambasadës është i shoqëruar me një karikaturë që paraqet një gjysmë banane e gjysmë peshk. Kjo për faktin se kokaina ishte e fshehur në konteinerin me banane, ndërsa Arbër Çekaj u konsiderua peshk i madh.
(M.Q/Faxweb)