22:22 | 24/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arrestimi i dy zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, PD kërkon dorëheqjen e Ogerta Manastirliut

18:02 | 03/06/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i dy zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, PD kërkon dorëheqjen e Ogerta Manastirliut

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një deklarate për mediat ka kërkuar dorëheqjen e ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pasi sipas tyre rasti i korrupsionit në këtë dikaster, i zbuluar nga SPAK, nuk ka qenë i izoluar.

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Korrupsioni sistematik në Ministrinë e Shëndetësisë nuk mund të kalojë në heshtje dhe nuk mund të kalojë pa përgjegjësi politike. Arrestimi në flagrancë i zyrtares më të lartë publike të Ministrisë së Shëndetësisë provon sesa i përhapur është korrupsioni në qeverinë e Edi Ramës.

3 vite më parë, në kulmin e pandemisë, PD provoi me dokumenta zyrtarë se Ministria e Shëndetësisë i përdori tenderat sekretë për të vjedhur qytetarët. Pajisjet dhe medikamentet antiCovid u blenë 3-5 herë më shtrenjtë, por Ministrja e Shëndetësisë refuzoi të mbajë përgjegjësi politike. Po ashtu, SPAK-u nuk i shërbeu interesit publik me hetimin gjysmak.

Sot është koha që SPAK të mos bëhet sërish mburojë e korrupsionit të nivelit më të lartë politik në Ministrinë e Shëndetësisë. Ogerta Manastirliu nuk mund të bëjë sikur nuk e di çfarë ndodh me tenderat në Ministrinë e saj. Edhe shqiptari më i painteresuar për këto punë, e di që ministri ka dijeni dhe vendos për fatin e një tenderi. Zotërinj të SPAK-ut, mos bëni sikur nuk e dini këtë! Hetoni edhe Ogerta Manastirliun!

Heshtja prej 24 orësh e Ministres së Shëndetësisë dhe mosdistancimi i saj prej veprimeve korruptive të bashkëpunëtorëve të saj më të afërt, dëshmojnë se korrupsioni i Sekretares së Përgjithshme nuk është një rast i izoluar. Ogerta Manastirliu në Ministrinë e Shëndetësisë është pjesë dhe i shërben një sistemi të kalbur nga korrupsioni.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke mbështetur dhe inkurajuar drejtësinë të zbardhë të plotë skemën korruptive me tendarat në shëndetësi, kërkojmë dorëheqjen e Ministres Ogerta Manastirliu, si përgjegjësja kryesore politike e korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe për ti hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm.

Pas

Kush është ‘Radari’ sarandjot që plagosi sot dy persona, emër i njohur për policinë

Para

City në “Olimp”, skuadra e Guardiolës “rrëmben” trofeun e 2-të sezonal dhe të 7-in në FA Cup

Para
City në “Olimp”, skuadra e Guardiolës “rrëmben” trofeun e 2-të sezonal dhe të 7-in në FA Cup

City në “Olimp”, skuadra e Guardiolës “rrëmben” trofeun e 2-të sezonal dhe të 7-in në FA Cup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Të përfshirë në sulm, Prokuroria ndalon gjashtë persona dhe sekuestron automjete me armatim

Ish-deputetja: Jam e gatshme të vdes për Kosovën!

Fillon ‘ankthi’ në Kukës, numëruesit gati të shfletojnë votat që do të caktojnë kryebashkiakun e ri

Numri i terroristëve të vrarë mund të jetë më i lartë, thotë Sveçla

Racizmi frymon! Gjimnastes i mohohet medalja në Irlandë (VIDEO)

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë

Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

SHBA, përpjekje pa sukses për të mënjanuar mbylljen e pjesshme të qeverisë

Pse s’ka patur informacione nga veriu i Kosovës? Vuçiç: Kjo pyetje pasqyron luftën speciale kundër Serbisë

Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, kurrë s’do ta njohim Kosovën!

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.