12:04 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimi i të shumëkërkuarit Edmond Bego, PD: Anëtari i bandës së Aldo Bares, i lidhur ngushtë me…

13:37 | 19/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i të shumëkërkuarit Edmond Bego, PD: Anëtari i bandës së Aldo Bares, i lidhur ngushtë me…

Policia e Igumenicës në bashkëpunim me sektorin e kontrollit të pasaportave të Sagiadas, kanë arrestuarditën e djeshme  të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjeç.

Bego po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës, do të kalonte për në Shqipëri.

Ditën e sotme nënkryetari i Partisë Demokarike, nga selia blu ka komentuar këtë lajm duke thenë se Bego është anëtarë I bandës së Aldo Bares dhe ka një lidhje drikete me kryeministrin Edi rama.

Deklarat  e plotë:

“Prej kohësh është e provuar se gjatë qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar dhe strehën e sigurt të çdo trafikanti dhe krimineli të dënuar jashtë vendit.

Falë bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin, trafikantë të rrezikshëm droge, vrasës të njohur dhe të dënuar jashtë vendit jo vetëm ndihmohen që të mos vuajnë dënimin, por janë shndërruar në biznesmenë të fuqishëm, që pastrojnë paratë e pista edhe nëpërmjet liçensave dhe tenderave publike.

Mbrëmë vonë u mësua se policia greke ka arrestuar një prej eksponentëve të krimit të organizuar, anëtarin e bandës së Aldo Bares, i dënuar në Itali me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës, Edmond Bego.

Pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtari i bandës së Aldo Bares, jetonte i lirë në Shqipëri, ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi, nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie.

Nëse Edmond Bego nuk do ishte nisur me pushime në Greqi, sot shqiptarët nuk do të dinin se një kriminel i rrezikshëm, ka vazhduar të pasurohet lirisht duke u lidhur direkt me disa nga njerëzit më të pushtetshëm në vend, edhe pse ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali.

Çdo shqiptar pyet sot, Edi Ramën, Fatmir Xhafajn dhe Policinë e Shtetit:

 Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?

Si është e mundur që një trafikant i dënuar droge, jo vetëm nuk arrestohet, por bën i qetë biznes në Shqipëri?

Çfarë lidhjesh me njerëz të pushtetshëm kanë detyruar Policinë e Shtetit të mbylli sytë dhe të mos shohë një trafikant ndërkombëtar droge që shëtit i lirë nëpër Shqipëri?

A është Taulant Balla politikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të?

Partia Demokratike në ditët në vijim do të bëjë transparencë për shqiptarët mbi arsyet se përse ligji nuk ka vepruar ndaj Edmond Begon, i cili njihet me emër tjetër për Italinë, me emër tjetër për drejtësinë, me emër tjetër për biznesin.

Sot kërkojmë edhe nga prokuroria të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur arsyet e moszbatimit të ligjit dhe mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj këtij trafikanti ndërkombëtar droge.

Heshtja e prokurorisë do të jetë një tjetër e dhënë që edhe ky organ tashmë është tërësisht në mbështetje të krimit të organizuar dhe jo në luftë me të.”

(E.V/Faxweb.al)

 

 

Pas

Lajmi i fundit/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet shtëpia e 80-vjeçares në Memaliaj

Para

Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Fier, një i lënduar rëndë (Detaje)

Para
Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Fier, një i lënduar rëndë (Detaje)

Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Fier, një i lënduar rëndë (Detaje)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Sllovenia legalizon eutanazinë. Parlamenti miraton ligjin pasi qytetarët votuan “pro” referendumit

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit! Pastrohet nga inertet, mbillet sërish me bar

Sulmi në kishën katolike në Gaza/ Kryeministri izraelit telefonatë me Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Tel Aviv

Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, pranga 21-vjeçarit (EMRI)

Tiranë/ Humb jetën në spital 54-vjeçari i aksidentuar, arrestohet 27-vjeçari drejtues i automjetit

“Asnjë lloj strukture mbi trotuare!”/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Në Tiranë çliruam 20 mijë m²

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Skandal në Vorë/ Grumbullonin produkte të skaduara nga tregje në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonin datat e skadencës dhe i rihidhnin në treg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.