Tre persona të tjerë janë arrestuar nga policia britanike në lidhje me sulmin në Mançester ku humbën jetën 22 persona e u plagosën qindra të tjerë në koncertin e Ariana Grande. Njëri ndër ta është vëllai i Abedit, Ismaili.
Kontrolle të shumta policore ka pasur në të gjithë vendin, ndërkohë që qeveria britanike ngriti nivelin e kërcënimit terrorist për herë të parë që nga korriku i vitit 2007.
Policia britanike më herët ka njoftuar se kishte arrestuar sot tre burra në jug të Mançesterit.
Po ashtu mësohet se një ish-police është një nga viktimat.
Një fqinj në jug të Mançesterit identifikoi një nga burrat e arrestuar si Adel Forjani, në mesin e të 40-ve. Omar al-Faqhuri tha se familja ishte nga Libia dhe kishte jetuar në atë shtëpi për 15 vite.
Sot pasdite, oficerët bastisën një banesë në qendër të qytetit të Mançesterit.
Dje, policia arrestoi një burrë 23-vjeçar në Chorlton, në jug të qytetit, pranë një adrese ku kishte jetuar më parë familja e bombarduesit të dyshuar Salman Ramadan Abedi.
Autoritetet dyshojnë se Salman Abedi nuk ka vepruar i vetëm në sulmin terrorist.
(M.D/Shuplaka)