Policia ka arrestuar dy persona në Durrës dhe Kavajë për vjedhje.
Një 22-vjeçare është arrestuar në Durrës, pasi ka vjedhur një shumë parash në një lokal në lagjen nr. 1.
Ndërkaq, një 35-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi është kapur në flagrancë gjatë një vjedhjeje në banesën e një shtetaseje.
Nga hetimet e mëtejshme, dyshohet se ai ka kryer vjedhje edhe në një tjetër banesë.