Policia kufitare ka arrestuar ditën e sotme në pikën kufirtare të Kakavijës një 45-vjeçare me iniciale L.S e cila posedonte armë zjarri pa leje.
Sipas informacioneve arma e zjarrit i është gjendur 45-vjeçares në automjet dhe bëhët me dije të jetë e tipit “Glock” e kalibrit 9 mm. Ndërkohë që përveç armës së zjarrit pa leje janë sekuestruar gjithashtu dhe 9 fishek
E arrestuar është banuese e qytetit të Fierit.
Informacion paraprak
Kakavije.
Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet në flagrancë poseduesja e armës së zjarrit.
Sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) dhe 9 fishekë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.
Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.
Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases L.S., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.