Ka rënë në prangat e policisë së Durrësit shqiptari i shumëkërkuar nga Interpol Roma. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Altin Çëlçimën i cili është shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Kjo pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar atë 12 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “ Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, “ Pengmarrje”, “Heqje e jashtëligjshme e lirisë së tjetrit” dhe “Emigracion i jashshtëligjshëm”.
I shumëkërkuari ka pasur në përdorim tre emra: Altin Çëlçima, Xheladin Çelçima dhe Lulzim Tusha. Pritet që së shpejti Çëlcima të ekstradohet drej Italisë për tu vënë përballë drejtësië italiane. Ky arrestim u finalizuar si bashkëpunim midis policisë shqiptre dhe asaj italiane.