Është arrestuar nga ana e Policisë nënkryetari i PD-së në Dibër, Ilir Hysa.
Më herët është arrestuar dhe kreu i PD-së Korab Muça, pas sulmeve që ndodhën në KZAZ numër 19 në këtë qytet.
Policia e Shtetit është treguar e ashpër me çdo sulm që ndodhën përpara apo gjatë ditës së zgjedhjeve, ndërsa PD i ka konsideruar arrestimet politike.
Në Dibër ndodhën një sërë incidentesh të dhunshme, veccanërisht në KZAZ numër 19, ndërsa Policia dhunoi gjatë shoqërimeve dhe gazetarin e Fax News Enver Doçi.
(E.K/Faxweb.al)