Artistët kanë gati një projekt të tyrin për Teatrin Kombëtar. Ata janë unifikuar në qëndrimin e tyre për të mos e shembur godinën ekzistuese, por ta rikonstruktojnë atë duke e bërë funksionale, në të njëjtën kohë të ruajnë dhe vlerat e trashëgiminë kombëtare.
Këtë deklaratë e ka bërë aktori Arben Derhemi i cili iu përgjigj dhe pyetjes nëse i kanë bërë kërkesë kryeministrit Edi Rama.
“Ne kemi kërkuar takim me Edi Ramën, po nuk na është përgjigjur. Dhe takimi që ai bëri ishte thjesht formal. Me arrogancën e tij përveçse na tregoi një plagjiaturë, fyeu dhe ofendoi disa nga figurat më të ndritura të artit. Të hënën artistët do të paraqesin një projekt të tyren për rikonstruksionin e teatrit”, u shpreh Derhemi.