Një familje shqiptare në Itali, prindërit dhe dy fëmijët, janë helmuar nga monoksidi i karbonit natën e së martës në Borghetto dhe për të shmangur tragjedinë është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.
Shkak për aksidentin në fjalë mendohet të ketë qenë një sobë me dru në banesën e familjes shqiptare, që nuk kishte një sistem të përshtatshëm për largimin e tymit, raportojnë mediat lokale.
Familja është transportuar me urgjencë në spitalin e Lodit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen identitetet e të dëmtuarve. (A.R/SHUPLAKA)