17:00 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Asnjë hetim për vilën e Vlahutinit në Shqipëri, KUSH është zyrtari që ”u dogj” në BE

11:03 | 12/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Asnjë hetim për vilën e Vlahutinit në Shqipëri, KUSH është zyrtari që ”u dogj” në BE

Giovanni Kessler, shef i OLAF-it, agjencisë së Bashkimit Europian që heton mashtrimin financiar, ka pranuar që të largohet nga posti në presion nga Komisioni Juncker e sidomos nga Partia Popullore Europiane (PPE). Ai ka qenë në  qendër të kritikave për (mos)veprimet e tij hetimore në një sërë rastesh të dyshuara për korrupsion.

Por pika që përmbysi kupën duket se ka qenë  refuzimi i tij për të hetuar ‘Vilën Vlahutin’. Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin bleu një vilë në kompleksin Rolling Hills në jug të Tiranës si rezidencë ambasadoriale për 1,6 milion Euro, afro trefishi i çmimit të tregut. Pasi mediat publikuan skandalin vitin e shkuar, Shërbimi i Jashtëm Europian i kryesuar nga Federica Mogerini e mbrojti zonjën Vlahutin.

Vlahutin paraqiti si argumente mbrojtëse rrezikun sizmik apo xhamat mbrojtës antiplumb që përgjithësisht tingëlluan jo bindës.  Kryetarja e Komisionit të Kontrollit Buxhetor në Parlamentin Europian Ingeborg Graessle (PPE/CDU, Gjermani) deklaroi vjet në pranverë  se ky rast cënon rëndë besueshmërinë tek Bashkimi Europian në vende si Shqipëria.

Kessler e Mogerini janë politikanë italianë e ish-deputetë të partisë kryesore të qendrës së majtë (Partito Democratico, ish-Partito Communista) të udhëhequr nga Matteo Renzi.

Kessler ka qenë objekt skandalesh dhe prokuroria belge ka kërkuar pa sukses heqjen e imunitetit të tij në një rast përgjimi të paligjshëm e shkeljesh të ndryshme të dënueshme me deri dy vjet burg.

Por procedura ka qenë  e komplikuar dhe Komisioni ka vepruar me ‘mjete bindëse’ për dorëheqje nga vetë Kessler. Kessler është emëruar së fundmi drejtor për sigurinë doganore në Itali.

Shkarkimi  nga posti i ambasadorëve të BE-së është kompetencë e Shërbimit të Jashtëm Evropian, pra kompetencë e zonjës Mogherini. / Hashtag.al

 

Etiketa: romana vlahutinvila
Pas

8 apartamente brenda vitit, KUSH është kryebashkiakja e pasur socialiste

Para

Hila i kthehet ashpër Ramës: Ka 20 vjet që gazetarët nuk i ngordhin më në hu, por i ngordhin për bukë

Para
Dritan Hila: Nëse mund ti takojë gara dikujt, këta janë Basha dhe Selami, të tjerët fusin shkopinj nën rrota

Hila i kthehet ashpër Ramës: Ka 20 vjet që gazetarët nuk i ngordhin më në hu, por i ngordhin për bukë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadorët e BE-së bien dakord të krijojnë një fond militarizimi prej 150 miliardë eurosh

Nis biseda telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Presidenti amerikan kërkon t’i jepet fund luftës në Ukrainë

Qeveria prezanton prioritetet për luftën kundër kriminalitetit në Prokurorinë e Përgjithshme

Diplomatja amerikane Prattipati takime në veri të Kosovës: Stabiliteti dhe siguria, çështje kyçe!

Papa takohet me JD Vance, Vatikani zbulon detajet: U diskutua mbi disa çështje aktuale ndërkombëtare

Kompania ajrore finlandeze në grevë, anulohen mbi 100 fluturime

Gripi i shpendëve, Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish dhe shpendë në BE

“Nëse Rusia nuk angazhohet, atëherë kjo s’është lufta jonë”, Vance zbulon se çfarë mund t’i thotë Trump Putinit

Eurostat: Shqipëria, vendi më i varfër i Europës në 2024! Gjysma e popullsisë në mjerim

Sot biseda Trump – Putin? Presidentit amerikan po i humb durimi, do të telefonojë edhe Zelenskyn!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.