Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një 42-vjeçar është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se atentati ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku disa persona të armatosur të cilët kanë qenë duke qarkulluar me makinë, kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt një qytetari.
I plagosuri quhet Ilmir Hajdari dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Vijon… (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2284″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]