03:37 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Atentati me 4 të plagosur/ Gjendet në Mullet motori i djegur i dy autorëve

17:19 | 19/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Atentati me 4 të plagosur/ Gjendet në Mullet motori i djegur i dy autorëve

Motori që dyshohet se kanë përdorur për atentatin në Tiranë është gjetur i djegur nga policia në afërsi të fshatit Fikas, Mullet. Mjeti është gjetur vetëm pak kilometra larg vendit të ngjarjes, ndërsa dyshohet se një person tjetër i ka ndihmuar dy autorët të largohen nga aty në drejtim të Elbasanit.

Grupi hetimor ka mundur ta lokalizojë mjetin me të cilin janë larguar deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.

Gjatë kohës që atentatorët kanë nisur të qëllojnë në drejtim të makinës “G Class” që drejtohej nga Arenc Stafa, në lëvizje, përveç 7 gjurmëve të plumbave që janë gjetur në makinë, një tjetër plumb ka kapur një makinë tjetër që ka qenë duke lëvizur në afërsi. Drejtuesi i saj është larguar menjëherë prej frikës, por pak çaste më vonë ka njoftuar policinë.

Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, ku 2 orë para saj u vra babai i Roan Brahimit, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse për të avancuar deri në zbardhjen konkrete të atentatit. Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin çdo ditë edhe kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë qenë po ashtu shënjestër. një pjesë e madhe e tyre po verifikohen një e nga një ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si pre por edhe autorë të mundshëm.

Pronarët e kompanisë së sigurisë fizike janë vënë në lupën e hetuesve, për të kuptuar nëse vetë ata kanë qenë shënjestër. Disa të dhëna për veprimtarinë e tyre po mblidhen, përfshirë edhe mundësia e fajdeve, për të parë nëse kanë qenë motiv i ngjarjes, megjithatë deri më tani akoma nuk ka të dhëna bindëse në këtë drejtim.

4 persona mbetën të plagosur nga atentati, mes tyre dy fëmijët e pronarit të “Pelikan Security”, shoku i tyre 19-vjeçar Kian Mullahi dhe shoferi Arens Stafa 34-vjeç. Dy autorë me motor i kanë qëlluar me breshëri plumbash tek Tregu Agro Ushqimor në Tiranë mbrëmjen e 17 prillit, por nuk përjashtohen dyshimet se se autorët donin të ekzekutonin gruan e Roan Brahimit.

Djali i Vesel Demirajt, pronar i kompanisë së sigurisë fizike “Pelikani”, po kthehej në shtëpi me vëllain dhe një mikun e tyre, pasi festuan ditëlindjen e tij të 11-të në një pistë me gara makinash në Pjezë të Shijakut. Për t’i marrë shkoi Arenc Stafa, shofer i familjes. Sapo u afruan pranë mbikalimit të Farkës kur ora akoma nuk kishte shkuar 22 e mbrëmjes, dhe tashmë kishin hyrë në rrugën dytësore, breshëri plumbash u qëlluan në drejtim të tyre nga një motoçikletë, në të cilën ishin 2 persona.

Shoferi Arenc Stafa, i plagosur ka mundur të lëviz me shpejtësi me makinën “G Class”, duke kaluar një rrethrrotullim pak metra më tutje, më pas mbikalimin dhe për mbi 1300 metër më tutje kur është përplasur pranë një lokali të njohur në zonën e Lundrës, pasi dyshohet se nuk i kanë funksionuar frenat për shkak të plumbave. Motoçikleta e autorëve dyshohet se i ka ndjekur për disa qindra metra, pasi grupi hetimor ka mundur të gjej gjurmë gjatë rrugës, dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Deri tani, grupi hetimor nuk ka mundur të lokalizojë dhe as të identifikojë autorët.

Në vendin ku makina ka ndaluar pasi është përplasur, dëshmitarë të vendit të ngjarjes i transportuan drejt Spitalit të Traumës me makina private. Dy vëllezërit, 11 dhe 17 vjeç janë nisur për Itali pasditen e së premtes për mjekim të specializuar pasi nuk e kanë kaluar rrezikun. Ndërkohë, 19-vjeçari, shok i 2 të miturve, ishte kthyer pak ditë më parë nga Londra, ku jetonte dhe studionte, vetëm për festën e Pashkëve.

Pas

Rama thirrje nga Kolonja: Zgjedhja më 11 maj e qartë, me Shqipërinë në BE, apo në gropë me hallin dhe interesin e bufit e të familjes së tij

Para

Momenti kur shefi i Rrugores së Tiranës dhe shefi i Sektorit të Aksidenteve dorëzohen në polici

Para
Momenti kur shefi i Rrugores së Tiranës dhe shefi i Sektorit të Aksidenteve dorëzohen në polici

Momenti kur shefi i Rrugores së Tiranës dhe shefi i Sektorit të Aksidenteve dorëzohen në polici

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.