Kryeprokurori Adriatik Llalla në një intervistë televizive ka folur lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion, ku tha se gjyqtari Edmond Ismailaj i shkarkuar nga Vetingu ka marrë vendime të ndryshme ndaj tij dhe ish-zyrtarit socialist Alfred Peza.
Sipas Llallës edhe pse akuza ndaj tij dhe Pezës ka qenë e njëjtë, standardet që janë ndjekur kanë qenë të kundërta.
“Hetimi ndaj zotit Peza ka nisur nga prokuroria e përgjithshme, pas largimit tim, dosja i kaloi krimeve të rënda, dhe si përfundim në gjykatën e Tiranës. Kjo ishte shkelje ndaj ligjit, pasi duhet të ishte hetuar nga krimet e rënda, prokuroria nuk e apeloi vendimin.
E njëjta çështje si për mua dhe për Llallën është dërguar në gjykatën e lartë, ndaj meje nuk u hoq sekuestro e pasurisë, ndërsa ndaj zotit Peza u hoq. Është i njëjti gjyqtar për të dy, i shkarkuar nga Vetingu Edmond Islamaj”, u shpreh Llalla.
Për Pezën, Llalla tha se kishte shpifur vazhdimisht ndaj tij, dhe DASH i është referuar një shkrimi në portalin e ish-deputetit socialist, për shpalljen non grata.
I pyetur nga gazetari Çim Peka, në lidhje me vendimin dhe hetimet ndaj tij, Llalla tha se e priste diçka të tillë, dhe këto janë kostot e pozicionit që ai ka mbajtur si kryeprokuror.
Llalla:
Të jem i sinqertë e prisja, një vendim ishte i marrë shumë kohë më parë.
Për të qenë dhe njëherë më i saktë, hetimet ndaj meje filluan për korrupsion, nuk la veprim hetimor ka kryer, dhe rezultoi që e vetmja akuzë është ajo për mosdeklarimin e të ardhurave.
Normalisht që këto janë kosto të pushtetit, ndaj veprimtarisë sime jam i bindur që nuk kam ushtruar korrupsion.
I vetmi pretendim që ka akuza është akti i rivlerësimit, që sot këto prona kanë një vlerë më të lartë. Apartamentin në Durrës e kam blerë 22 milionë lekë.
Ligji për rivlerësimin e pasurive del në një moment kur shteti ka interes që të rivlerësojë pronat, ndërsa subjektet duan që të shmangin detyrimin prej 15% të tatim fitimit.
https://www.faxweb.al/lajm-i-fundit-a-e-prisnit-qe-te-perfundonit-i-burgosur-kur-i-zgjodhet-kryeprokuror-flet-per-here-te-pare-adriatik-llalla/
(E.K/Faxweb.al)