Aurela Gaçe një nga këngëtaret më energjike të skenës shqiptare, ndan shumë herë me fansat e saj momente nga jeta private, por edhe nga aktivitete e saj profesionale muzikore. Përveçse mjaft e zonja profesionalisht, ajo shquhet dhe për sensin e saj të humorit.
Këtë herë këngëtarja ka zgjedhur të tregojë me anë të një viedo në Instagram, një situatë komike që i ka ndodhur me një fans.
Me një intepretim shumë profesional, duke imituar perosonin, Aurela tregon se si dikush i kishte kërkuar të këndonte këngën “terapinë”.
“I thashë unë: ‘Ç’është kjo këngë ‘terapinë’? Nuk e di!’”-tregon këngëtarja në video.
“Uaa, si bën kjo… Po ajo moj: ‘Te rrapi në Mashkullorë…’!”-u sqarua fansi Aurelës duke shkaktuar të qeshura të shumta.(M.Q/Faxweb)