Mediat siriane kanë bërë me dije se fundmi se pritet të rinisë evakuimi civilëve në Aleppo. Mësohet se autobusët që do transportojnë civilët e bllokuar, janë vënë në gatishmëri.
Dhjetëra mijëra civilë janë duke pritur me padurim që të largohen nga qyteti pas arritjes së marrëveshjes mes luftëtarëve rebelë dhe qeverisë siriane.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) është shprehur se shpreson të rinisë sa më shpejt evakuimi për tu ardhur në ndihmë civilëve, mes tyre të plagosurve.
“Ne jemi duke u përgatitur për të rifilluar evakuimin e njerëzve nga Aleppo lindore.”, ka thënë zëdhënësja e ICRC-së, Elodie Schindler, për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Mësohet se autobusët që do transportojnë civilët e bllokuar, janë vënë në gatishmëri.