Zbardhet plani i masave të policisë për protestën e të shtunës të Partisë Demokratike. Do të ketë devijim trafiku në aksin që lidh bulevardin me qendrën e qytetit.
Autobusët nga rrethet nuk do lejohen të futën në qendër të Tiranës. Të angazhuar mësohet se do të jenë rreth 1500 police.
Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës. Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00, ndërsa në kërkesë nuk përcaktohet një orar për mbylljen.
Kjo përkon me diskutimet që bëhen ende në radhët e partive opozitare, por dhe brenda Partisë Demokratike për zgjatjen e protestës për 72 orë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka postuar në “Facebook” spotin që fton qytetarët në protestë, më 26 maj në orën 11.00.
(E.K/FAXWEB.AL)