Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka reaguar së fundmi për atentatin e mbrëmshëm ndaj ish-zyrtarit të policisë, Artan Cuku. Ai shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës.
“Dhimbje për humbjen e jetës së Artan Cukut. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve. Organet kompetente të zbardhin këtë ngjarje të rëndë.”, është shprehur ndër të tjera Totozani.

Ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Artan Cukut i kanë shprehur edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu.
Artan Cuku u ekzekutua me pesë plumba përpara hyrjes së pallatit të tij nga dy atentatorë të paidentifikuar ende.
(XH.A/SHUPLAKA)