Pas lajmit të publikuar në një portal, ku shkruhej se universiteti “Grand Valley” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka bërë një vlerësim tepër pozitiv kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ardhur edhe reagimi i parë nga avokati dhe anëtari i Lëvizjes anti-Soros në Shqipëri, Altin Goxhaj.
Sipas tij, Erion Veliaj nuk ka mbaruar asnjë universitet si dhe nuk ka mbaruar as master në Angli, siç pretendon kryebashkiaku i Tiranës.
Ja çfarë shkruan Altin Goxhaj:
“E vërteta është që në Qershor 2015 vërtetuam se Veliaj nuk kishte diplomë e për më pak të konvertuar në Ministrinë e Arsimit dhe ai refuzoi të publikonte Diplomën shoqëruar me listën e notave që e bëjnë të vlefshme një diplome (që nuk e ka)! Arsyeja që nuk e paraqet zyrtarisht sipas kërkesës që i kemi bërë është do akuzohej për falsifikim nga autoritetet amerikane.
Ndaj dhe nesër po i bëjmë një kërkesë sipas ligjit për të drejtën për informim dhe Kushtetutës, informacion për diplomën e tij bazuar te kërkesat e transparencës për aktivitetin e tij publik.
Sipas ligjit ka10 diteë kohë të na përgjigjet! Nëse jo i drejtohemi Komisionerit për Informim Publik që edhe ai ka 10 ditë kohë! Ndërkohë në rast se refuzon dhe ky i drejtohemi Gjykatës Administrative.
Gjithësesi, pas 20 Janarit 2017 menjëherë sapo të hyjë Trump në Shtëpinë e Bardhë, Dega Shqiptaro-Amerikane e Lëvizja AntiSorosjane do ti drejtohet Sekretariatit Amerikan të Shtetit për Arsimin për të verifikuar një skemë mashtrimi dhe korruptimi me gjoja diplomën amerikane të Veliajt. Diplomë pa listë notash nuk ka! Dhe listë notash pa firma pedagogësh nuk ka! Dhe listë notash të vlefshme për një diplomë Veliaj nuk ka se ka qenë në shkollë vetëm 1 vit e gjysmë dhe jo 4.
Do habiteni se sa gjera të mira do ndodhin pas hyrjes së Trump në Shtepinë e Bardhë! S’keni parë asgjë akoma”.
Akuza për mospasjen e diplomës së shkollës së lartë Erion Veliajt i janë bërë edhe nga Partia Demokratike. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post