10:31 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Bankat dhanë 217 miliardë lekë kredi për biznesin në 2023, rritja më e lartë te pasuritë e paluajtshme, transporti dhe tregtia

22:32 | 12/03/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bankat dhanë 217 miliardë lekë kredi për biznesin në 2023, rritja më e lartë te pasuritë e paluajtshme, transporti dhe tregtia

Bankat dhanë 217 miliardë lekë kredi për bizneset private vitin e kaluar. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për biznesin u rrit me 16% krahasuar me vitin 2022.

Të dhënat tregojnë që, mes sektorëve me peshë të konsiderueshme, rritjen më të lartë e shënuan aktivitetit e pasurive të paluajtshme, transporti dhe tregtia.

Tregtia ngelet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë, me pothuajse 37% të volumit total të disbursimeve të reja. Në vlerë, kredia e re për tregtinë në 2023 arriti në 80 miliardë lekë, në rritje me 27% krahasuar me vitin 2022.

Megjithëse kërkesa e brendshme ka shfaqur sinjale dobësie, edhe për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve pas vitit 2022 dhe emigracionit, shtimi i numrit të turistëve të huaj duket se e ka kompensuar pjesërisht këtë efekt.

Sektori i dytë më i kredituar i ekonomisë edhe vitin e kaluar ishte ndërtimi, me një vlerë kredie të re prej 39.6 miliardë lekësh, ose sa 18.2% i totalit. Kredia për ndërtimin megjithatë u rrit me ritme më të ngadalta, 6.7% më shumë krahasuar me vitin 2022.

Kredia për ndërtimin po përjeton një cikël të ri rritjeje, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet.

Rritja e çmimeve të pronave në vitet e fundit ka nxitur edhe sektorin bankar të mbështesë investimet në këtë sektor, megjithëse një pjesë e portofolit mund të jetë e lidhur edhe me kredinë për firmat kontraktore të investimeve në infrastrukturë.

Sektori i tretë më i kredituar i ekonomisë ishte industria përpunuese, me 24.8 miliardë lekë, ose sa 11.4% e totalit. Kredia e re për industrinë përpunuese u rrit me 17% krahasuar me vitin 2022.

Rritje të lartë të kreditimit shënoi sektori i aktivitetit të pasurive të paluajtshme, me 164% krahasuar me vitin 2022 dhe ai i transportit dhe magazinimit, me 88% më shumë.

Një sektor që pësoi rënie të ndjeshme të kreditimit vitin e kaluar ishte i energjisë elektrike, me 32% më pak krahasuar me vitin 2022.

Sektori i bujqësisë edhe vitin e kaluar shënoi kreditim në vlera modeste, me 2.7 miliardë lekë në total, me një rritje prej 5.6% krahasuar me një vit më parë. Kreditimi i bujqësisë nuk po arrin të ndonjë hov domethënës, pavarësisht aplikimit të skemave të ndryshme të lehtësimit të financimit dhe diskutimeve të herëpashershme rreth nevojës për të rritur mbështetjen e këtij sektori me hua.

Sipas ekspertëve të bankave tregtare, problemet më të mëdha më kreditimin e buqësisë lidhen me mungesën e garancive dhe kolateraleve për huatë, mungesën e informacionit, njohurive teknike dhe aftësive menaxheriale të fermerëve, fragmentizimi i lartë i tokës (fermat e vogla) e si pasojë mungesa e ekonomive të shkallës dhe mungesa e koperimit mes fermerëve për të siguruar kontrata të mëdha porosie, shfrytëzimit të përbashkët të magazinave, etj.

Në përgjithësi, të dhënat e kredisë së re përputhen me tendencat ekonomike të viteve të fundit, që tregojnë një rritje të peshës të sektorit të pasurive të paluajtshme dhe shërbimeve në ekonomi./ Revista “Monitor”

Pas

KE rekomandon zyrtarisht nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën

Para

Horoskopi ditor, 13 mars 2024

Para
Horoskopi 28 Janar 2024, çfarë thonë yjet për ju

Horoskopi ditor, 13 mars 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.