Disa banorë të Mirditës kanë prishur stemën e flamurit turk nga HEC-i i Qafë Mollës në Mirditë, të ndërtuar nga një firmë turke, dhe në ballinë kanë vendosur flamurin shqiptarë.
Ata kanë deklaruar se diga nuk është seli diplomatike që lejon betonizimin e simboleve. Banorët kanë protestuar të bashkuar nën thirrjet “Partia jonë është Mirdita”.
Kujtojmë që Mirdita është nga zonat e papushtuara edhe gjatë kohës otomane, prandaj dhe vënia e stemës së flamurit tur ka krijuar një sensibilitet të tillë, çfarë ka bërë që banorët ta prishin simbolin turk. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=k9v5-mcZu6w&feature=youtu.be