18:22 | 30/11/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Banorët e Zall Herrit në protestë: Duam ujë dhe rrugë, deputeti kaloi lumin…

10:20 | 03/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Banorët e Zall Herrit në protestë: Duam ujë dhe rrugë, deputeti kaloi lumin…

Revolta e banorëve të Zall Herrit i ka nxjerrë sërish në rrugë të madhe për të protestuar, pasi shqetësimet e mëparshme të tyre nuk kanë marrë një zgjidhje.

Problemi që ata tregojnë për mediat, është te aktiviteti i guroreve që veprojnë në zonë.

Sipas tyre, situata është bërë tepër e vështirë, ku prej kohësh thonë se kanë pasur probleme dhe me ujin e pijshëm, i cili është i turbullt. Në lidhje me këtë, autoritetet kanë thënë se një arsye që turbullohet uji, mund të jetë shiu, megjithatë, uji vazhdon të mbetet i turbullt dhe në ditët kur nuk ka pasur asnjë reshje.

Janë kamionët, të cilët transportojnë inertet një nga shkaqet e këtij degradimi në zonë, shprehen protestuesit, ku i bëjnë thirrje deputetit Xhemal Qefalisë që të japë llogari për këtë situatë.

Banorët e Zall Herrit ndodhen mes këtyre problemeve, ndonëse ende nuk kanë marrë një zgjidhje.

Dy gjëra kërkojnë ata, një rrugë optimale që mundëson lëvizjen me lehtësi dhe sigurisht ujë të pijshëm. Për këtë ata kërkojnë një reagim të menjëhershëm të autoriteteve.

Një nga banorët: Në maj deputeti ishte për fushatë këtu dhe nuk flet. Njësia jonë vjen për të marrë lekët për ditë të hëne se ditë të tjera nuk vijnë në punë. Do rrimë këtu deri sa të zgjidhet problemi. Këtu jetojnë njerëz. Duam ujë dhe rrugë, dy çështje themelore. Ata thanë se turbullohet nga shiu, po sot që s’ka shi pse është i turbullt uji? Të gjithë këtë problem po e krijojnë kamionët. Nuk ka pasur asnjë reagim. Ka ardhur vetëm deputeti i zonës, kemi bërë një takim.

Një e moshuar thotë: I bëjmë thirrje Xhemal Qefalisë, deputetit, që të vijë këtu dhe të japë llogari, ose të lërë mandatin. Ata në shtëpinë e tyre, e kanë marrë nga këtu ujin dhe kanë, kurse unë s’kam pikë uji. Ne ja dhamë votën Veliajt me na ndihmuar, por jo Edi Ramës dhe Qefalinë, që të bëjnë ç’të duan. Na ndihmoni!

Pas

Sulmi në veri të Kosovës, KFOR: Po shtojmë praninë dhe aktivitetin, palët të riangazhohen te dialogu

Para

E shqetësonte zhurma, shqiptari terrorizon punëtorët e një biznesi në Selanik, qëllon me armë në drejtim të tyre

Para
E shqetësonte zhurma, shqiptari terrorizon punëtorët e një biznesi në Selanik, qëllon me armë në drejtim të tyre

E shqetësonte zhurma, shqiptari terrorizon punëtorët e një biznesi në Selanik, qëllon me armë në drejtim të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Tensionet e opozitës në Parlament/ Ibsen Elezi: Është show! I diskrediton si sjellje

“Berisha vuan nga mania e kontrollit”, Ibsen Elezi: Duhet t’i kërkojë falje demokratëve

BIRN: Zbulohet drafti që kufizon opozitën dhe mbyll dyert për komisionet hetimore

Ministri Balla takim me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së: Operacion në çdo skutë ku fshihet një armë pa leje

Gjykata ruse e shpall “ekstremiste” lëvizjen LGBT

Rama mesazh për ndarjen nga jeta të Kissinger: Mirënjohës për kohën e çmuar që më kushtuat

Autori i vrasjes në Laknas sapo ishte kthyer nga Anglia, hyri në shtëpi dhe mori armën…

Detaje të reja nga vrasja në Laknas, shefi i Komisariatit: Motivi ishte kanali i ujërave të zeza që…

Kosovë/Vritet një i dyshuar dhe plagoset një polic gjatë operacionit kundër grabitjes në Suharekë

Ministri Manja dorëzon në Kryeministri projektin përfundimtar të Amnistisë Penale: Përfitojnë 620 të dënuar

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.