Mbrëmjen e djeshme, banorët e Zharrëzës kanë hyrë në ditën e tretë të grevës. Përballë heshtjes së përgjithshme, që karakterizon kryesisht qeverinë dhe opozitën, këta banorë vijojnë të qëndrojnë në kushte të vështira.
Ata janë në pritje të përmbushjes së premtimeve që qeveria u bëri në muajin Dhjetor të 2016-ës. Në videon e postuar nga “Nisma Thurrje” ata shihen teksa për të tretën ditë radhazi presin vlerësimin e situatës.
Në muajin Dhjetor, qeveria u premtoi atyre vlerësim të situatës, dëmshpërblim të dëmeve të shkaktuara nga “Bankers Petrolium” dhe zgjidhje përfundimtare për të ardhmen. (XH.A/SHUPLAKA)