Banorët që do u shembet banesa pasi kalon gjurma e projektit të Unazës së Re do të strehohen në banesat sociale në Shkozë.
Në një vëzhgim nga Fax News të banesave sociale në Shkozë, duket se apartamentet e banimit janë në kushte shumë të vështira dhe të mbuluara me lagështire.
Ndryshe nga sa ka reklamuar kryebashkiaku Erion Veliaj në foto, ku banesat duken luksoze dhe të komode, realiteti është krejt tjetër.
Jashtë kamerave banorët shprehen se nga lagështira dhe shëndeti i tyre është përkeqësuar. Por ato nuk pranojnë që të flasin para kamerave me motivacionin se rrezikojnë ta dalin në rrugë.
Një pjesë e banorëve nuk kanë as mundësi që të paguajnë qiratë. Në Shkozë janë dhe të pastrehët nga zona të ndryshme të kryeqyetit.
(M.Q/Faxweb.al)
(M.Q/Faxweb.al)