08:15 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Barazim me vuajtje, Barcelona mposht Atletikon e Madridit dhe shkon në finalen e Kupës së Mbretit

07:12 | 08/02/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Barazim me vuajtje, Barcelona mposht Atletikon e Madridit dhe shkon në finalen e Kupës së Mbretit

Barcelona do të jetë finalistja e parë e Kupës së Mbretit në Spanjë. Ajo arriti t’ia dalë përballë Atletikos së Madridit me një barazim të vuajtur në ‘’Camp Nou’’ me rezultatin 1-1, por I mjaftoi pasi kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-2.

Përballja në “Kamp Nou” dhuroi gjithçka: gola, lojë të bukur, penallti të shënuara, penallti të humbura, luftë sportive dhe tre kartonë të kuq e tetë të verdhë.

U duk se goli i Luis Suarezit dy minuta para pushimit (i 107-ti në 127 ndeshje) do ta mbyllte çështjen e kualifikimit, mirëpo ekipi i Diego Simeones nuk u dorëzua.

Në të 57-n Serxhi Roberto u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa 12 minuta më pas i njëjti ndëshkim u dha edhe për Karraskon, duke barazuar numrin e lojtarëve në fushë.

Dhjetë minuta para fundit Kevin Gameiro çoi dëm mundësinë më të mirë për të barazuar, duke goditur traversën nga pika e penalltisë.

Gjithsesi, sulmuesi francez e korrigjoi gabimin pas tri minutash, kur shtyu topin në rrjetë pas një pasimi të Antuan Grizhmanit.

Goli i Atletikos e ndezi akoma më tepër sfidën, ndërsa përjashtimi i Suarezit me dy të verdhë brenda tri minutash (87’, 90’) i dha më tepër besim skuadrës bardhëkuqe.

Megjithatë, as shtatë minutat e shtesës nuk i mjaftuan Atletikos të shënonte golin që do ta çonte takimin në shtesë.

Barcelona do ta mësojë sot kundërshatren e saj nga fituesja e sfidës Alavesh-Selta Vigo. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Etiketa: atletiko e madriditbarazimibarcelona
Pas

MOTI 08/02/2017

Para

BDI: Ligji për gjuhën shqipe do të bëhet përpara formimit të qeverisë

Para
Gruevski dështon koalicionin me BDI-në, ja kush ishte kundër

BDI: Ligji për gjuhën shqipe do të bëhet përpara formimit të qeverisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.