Ndeshja midis Shqipërisë dhe Maqedonisë nbrëmjen e sotme ka përfundur në barazim 1-1.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Panuçi u shpreh se ekipi kishte vuajtur meqë lojtarët nuk kishin qenë në maksimumin e tyre meqë nuk luajnë me skuadrat përkatëse.
“Edhe mund ta kishim humbur ndeshjen dhe të pësonim golin e dytë, ditëm të vuanim, luftuam si shqiptarë të vërtetë. Në fund doli një rezultat që e mendoj të drejtë.
Kemi vuajtur fizikisht se ishin 4-5 lojtarë që nuk ishin më në gjendje që të përballonin situatën. Mos harroni që kemi lojtarë që nuk luajnë me skuadrat e tyre.
Alioski? Është një lojtar i mirë por na rrezikuan vetëm më goditje standarde.
Ndaj Spanjës dhe Italisë do të luajmë me dëshirë, në futboll do të mundohemi të ndryshojmë historinë”, tha ai.
(S.SH/Shuplaka)