Barcelona ka arritur të marrë një fitore të thellë mbrëmjen e djeshme ndaj Real Betis. Katalanasit triumfuan 5-0 në shtëpi duke dominuar me spektakël përballë ekipit të Manuel Pellegrinit.
Serinë e golave e hapi afrimi më i ri, Joao Felix në minutën e 25-të pas një krosi të Oriol Romeut. 7 minuta më vonë ishte Lewandowski që dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Ferran Torres shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit. Në të 66-tën ishte rradha e Raphinha për të qenë prezent në listën e golëshënuesve.
Minutat e fundit pati kohë edhe për blerjen tjetër, portugezin Cancelo për të shënuar golin e pestë.
Me këtë fitore ekipi i Xavi ngjitet në vendin e parë, por duhet të presë sfidën e Real Madrid që do të luajë sonte ndaj Sociedad në Bernabeu.