Barcelona ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme mbrëmë në fushën e Osasunas. Katalanasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-2 dhe gjithçka u vendos në fundin e ndeshjes. Fillimisht ishte mbrojtësi Kounde që kaloi përpara ekipin e Xavi në fundin e pjesës së parë. Pas një harkimi nga këndorja francezi dërgoi topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë Xavi aktivizoi dhe dy afrimet më të fundit në skuadër, Joao Cancelo dhe Joao Felix. Megjithatë Osasuna nuk u dorëzua dhe në minutën e 76′ barazoi rezultatin me Avila.
Në minutën e 84 pas një topi të gjatë Lewandowski rrëzohet në zonë. Arbitri akordon penallti dhe mbrojtësi i vendasve Catena ndëshkohet me karton të kuq asi mbajti nga prapa polakun dhe ishte lojtar i fundit. Nga pika e bardhë sulmuesi i Barçës nuk zhgënjen dhe i jep ekipit tre pikë me vlerë. Pas pushimeve të kombëtareve katalanasit do të luajnë në shtëpi me Real Betis.