Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur Edi Ramës në lidhje me zgjedhjen e Kryeprokurorit. Basha ka theksuar se Rama sabatoi e KLP-në, do të mbyllësh dosjet e krimit dhe për të zgjedhur një prokuror që të mbyllë dosjet e krimit.
“Për të mbyllur dosjet e krimit të Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit e me rradhë. Ky prokuror i ri do të bëjë atë që i thotë Rama , skema është e qartë. Rama ia ka dalë të sabotojë procesin e ngritjes së KLP-së. Natyrisht që kjo është e papranuseshme , me një keqbërës që do të shkelë Kushtetutën me dosjet kriminale. Thirrja e vetme e Ramës është që të zbatojë Kushtetuteën. Nëse Rama vepron në kundërshtim me Kushtetutën ai do të përballet me ligjin.”, u shpreh Basha.
Sjellim në vëmendje që sot Rama nga mbledhja e Grupit Parlamentar i bëri thirrje Bashës që të bashkëponoj me mazhorancën. Sipas Ramës në rast se PD-ja dhe opozita nuk bashkëpunon, prokurori i ri do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
“Përfitoj nga rasti ti drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar cdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar mes palëve të prokurorit të përkohshëm, ne e kemi qartësisht mundësinë dhe të drejtën për ta zgjedhur prokurorin e përkohshëm me shumicën që kemi në dispozicion, por ashtu si kishim mundësinë të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën opozitë dhe nuk e shfrytëzuam atë në emër të dickaje më të madhe që është interesi kombetar, sot përsëri ne jemi me syrin e momentin jo me qëllime të tjera përpos qëllimit strategjik.
Shqipëria është më afër se kurrë pranë çeljes së negociatave. Për këtë ka ndikuar edhe hapat vendimtare që ne kemi marrë në kuadër të reformës në Drejtësi. Negociatat nuk varen 100% nga Shqipëria, është shumë e rëndësishme që vendet anëtare të mos kërkojnë alibi për të bllokuar vendin tonë në ato momente. Ne besojmë shumë se ka një dashamirësi që u shpreh qartë nga të gjitha instancat e BE-së dhe sidomos nga Presidenti Juncker.
Është një moment që nëse opozita nuk do të tregojë vullnet ne do të zgjedhim me shumicë të thjeshtë prokurorin e ri të përkohshëm. Ne besojmë shumë te vullneti i mirë i opozitës që do të bënte edhe gurin e parë drejt një bashkëpunimi për integrimin në BE. Ne duhet të jemi bashkë për të treguar se jo vetëm një palë po të gjitha palët e duan çeljen e negoxiatave. Qytetarët e duan Europën”, u shpreh mes të tjerash kryeministri.
(J.V/Faxweb)