08:49 | 03/10/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha në Elbasan: Të lëmë pas të shkuarën që na dëmtoi, të shohim me shpresë drejt së ardhmes

22:44 | 28/05/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha në Elbasan: Të lëmë pas të shkuarën që na dëmtoi, të shohim me shpresë drejt së ardhmes

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë në Elbasan, për të diskutuar mbi shqetësimet që demokratët bashkëndajnë sot. Basha shprehet se ballafaqimi mes tyre është i domosdoshëm për të ardhmen e rrugëtimit të “familjes politike”, siç e ka quajtur ai. Listat e hapura, vettingu dhe fundi i abuzimit të kryeministrit, janë punët që duhen bërë për t’i dhënë fuqi qytetarëve.

Basha në Elbasan: Të lëmë pas të shkuarën që na dëmtoi, të shohim me shpresë drejt së ardhmes

E pranova me kënaqësi ftesën nga miq dhe kontributorë të PD-së në Elbasan, për një bashkëbisedim të hapur mbi shqetësimet që të gjithë si demokratë bashkëndajnë sot.

Zgjedhjet e 14 majit dëshmuan ndër të tjera dhe efektin e luftës brenda nesh, vendosjen e interesave personale mbi ato të demokratëve dhe shqiptarëve. Pikërisht që kjo mos të ndodhte, unë bëra një hap pas një vit më parë. Por fatkeqësisht pala tjetër jo vetëm që s’u tërhoq, por udhëhoqi një luftë të paprincipt, bazuar në sharje, shpifje, linçime ndaj çdokujt që nuk mendonte si ai. Dhe rezultati, sot jemi shumë më keq se një vit më parë.

Ballafaqimi mes nesh është i domosdoshëm për të përcaktuar rrugëtimin e familjes sonë politike.

Koha është e vërteta më e madhe. Dhe siç është parë deri më sot, ajo ka nxjerrë në dritë të gjitha gënjeshtrat, mashtrimet. Unë kam heshtur, jo se s’kam çfarë të them, qoftë për personin të cilin e njoh mirë, qoftë për sulmet ndaj meje. Por siç e kam thënë vazhdimisht dhe siç u faktua, lufta mes nesh forcon vetëm kundërshtarin tonë politik.

Sot, përballë këtij udhëkryqi, ne kemi në dorë të zgjedhim nëse do të vazhdojmë të mbetemi të bllokuar në vendnumëro, të merremi me sulme-kundërsulme mes njëri-tjetrit, apo të punojmë të gjithë bashkë për ndërtimin e një alternative konkurruese, në të cilën të reflektohen shpresat e shqiptarëve për ndryshim.

Ne duhet të punojmë t’u japim mundësi shqiptarëve të zgjedhin ata, përmes hapjes së listave. Ne duhet t’i mbyllim çdo shteg politikës së përbaltjes, përmes vettingut të politikanëve. Ne duhet të ndalim abuzimin e kryeministrit të vendit, duke i kufizuar mandatin. Duhet të zhbëjmë të keqën që nisi me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës dhe t’u japim fuqi qytetarëve!

Pas

“Mjetet e shtetit u mobilizuan për një njeri”, Kiliçdaroglu pas humbjes së zgjedhjeve: Do vazhdoj të luftoj për drejtësinë tuaj

Para

Zhvillimi i kancerit të gjirit, ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar “përfitojnë” nga inteligjenca artificiale

Para
Zhvillimi i kancerit të gjirit, ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar “përfitojnë” nga inteligjenca artificiale

Zhvillimi i kancerit të gjirit, ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar "përfitojnë" nga inteligjenca artificiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Turizmi, 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Tërmet i fortë në Napoli, njerëzit kalojnë natën jashtë

Diell dhe temperatura deri në 31 gradë, moti për sot

Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë? Shoqërohen nga policia 14 persona, sekuestrohen disa makina të blinduara

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës

Horoskopi 3 tetor 2023, parashikimi i yjeve për sot

Tregu i pasurive të paluajtshme shënon një rekord të ri, shitjet arrijnë në 630 milionë euro në janar-qershor

Prag ndeshja me Benfikën, Inzaghi: Duhet të jemi më intensiv sesa ata, fitorja me Salernitanën na dha energji

Eksodi nga Nagorno-Karabaku në Armeni përfundon, ndërkohë që Azerbaixhani shtrin kontrollin mbi rajonin

“Në një vend me 20 mijë studentë, për çfarë mburremi?”, Ndriçim Mehmeti analizon nisjen e vitit të ri akademik: Çelësat studentëve të mjekësisë, trajtim çnjerëzor

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.