03:19 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha në Gjirokastër: Që ditën e parë 200 kilovatë do ua paguajë buxheti i shtetit

10:59 | 02/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha në Gjirokastër: Që ditën e parë 200 kilovatë do ua paguajë buxheti i shtetit

Kreu i PD-së Lulëzim Basha gjatë një takimi me banorët e lagjes Zinxhira Në Gjirokastër akuzoi qeverinë se ka harruar problemet e qytetarëve por bën shpenzime për bileta avioni, zyra, orendi. Makina dhe palma.

Basha është ndalur në këtë lagje pasi banorët kanë muaj dhe disa prej tyre vite që nuk ka energji elektike, janë pa ngrohje, dhe nuk janë as punë dhe s’kanë me cfarë të ushqehen. Basha ju është përgjigjur se qeveria e tij nuk do harxhojë 80 apo 100 milionë euro në vit për zyra, për orendi, për makina, për karburant, për bileta avionësh siç i harxhon Rama.luli1

 “Çfarë i duhet kryeministrit një palmë që e blen 600 euro kur ka qindra e mijëra familje që i vënë fëmijët të flenë pa ngrënë. Në qeverinë time, qëllimi do të jetë të mos ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë e pa drita, dhe ne do bëjmë gjithçka që buxheti i shqiptarëve të shkojë në radhë të parë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë. Familjet në nevojë ekonomike, 200 kilovatët e parë nuk do i paguajnë por do ua paguajë buxheti i shtetit. Kjo do jetë një nga masat që unë do të marr që në ditën time të parë si kryeministër”, u shpreh Basha.

Po kështu sipas tij paratë e shqiptarëve do të investohen për të hapur vende të reja pune që çdo familje të ketë mundësinë të ketë të paktën 1 të punësuar dhe të mos jenë të varur nga ndihma ekonomike. Në kontrast me qeverinë, Basha kërkoi që demokratët ta prekin nga afër realitetin e njerëzve.

Ndër të tjera Basha theksoi se sot shpresa po vdes për shkak të politikës së papërgjegjshme që po e vret, një politikë që promovon të keqen dhe i thotë ndal të mirës. Bashapara gjirokastritëve vuri në dukje se ndryshimi i vendit, do të ndodhë por kësaj duhej t’i paraprijë ndryshimi i Partisë Demokratike.

“Masa kritike e shqiptarëve kërkon ndryshim. Gjendja aktuale është e padurueshme. Një ndryshim i madh i Shqipërisë nis nga brenda vetes tonë. Na duhet të përmbyllim procesin e kthimit të Partisë Demokratike në një parti moderne europiane perëndimore. Hapja e Partisë Demokratike ndaj çdokujt që do të vijë në këtë betejë e të bashkohet me ne, dhe nuk janë pak, dhe nuk janë vetëm simpatizantë, por edhe ish kundërshtarë që kanë identifikuar të keqen e madhe që kemi përballë”, tha keru i PD-së.

“Edhe me afër njerëzve duhet të jemi, edhe më mirë duhet të njohim problemet. Të njohim realitetin që përjetojnë ditë për ditë qytetarët tanë. Evidentimi i plotë i kësaj gjendje është në radhë të parë një instrument i domosdoshëm, për të filluar prej ditës së parë me një buxhet për shqiptarët”, perfundoi Basha.

 

 

 

 

Etiketa: Bashapolitike
Pas

‘’Morrat me minjtë’’, luftë edhe në ekran. Gazetari tifoz i Partizanit ndërmerr një akt të pazakontë (FOTO)

Para

Rikthehet Rezarta Shkurta, këngë për Ermalin

Para
Rikthehet Rezarta Shkurta, këngë për Ermalin

Rikthehet Rezarta Shkurta, këngë për Ermalin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.