Kreu i PD-së Lulzim Basha duke replikuar me kryeministrin Rama i bën atij pyetjes se si ka mundësi që për katër vite me rradhë mohoi situatën e drogës në Shqipëri.
“Nuk e them kot që ti ke marrë fund politikisht, po ke marrë edhe fund nga ana e logjikës. Vjen këtu dhe dërdëlllit me batuta dhe diversion që ti vetë i ndan në demokratë dhe socialistë. Unë nuk i ndaj njerëzit në pikëpamjet politike, po i ndaj në njerëz që kanë lidhje apo jo me krimin. Merr fjalët e DASH-it, vend kryesor për pastrimin e parave.
Katër vjet kryeministër ti nuk shihje as drogësn, as avionët, as radarët as thasës dhe as ministrin që të sillte miliona për zgjedhje. Katër vite e mohove drogën derisa u zgjove një moment dhe the se e mposhte drogë. Nuk më intereson ti dhe personi yt më intereson vendi im që të paralajmëroj këta që janë në këtë anë të sallës, nëse ka mbetur ndonjë që nuk të ndjekë ty si zombie.
Ka vendi hotele me 5 yje, e dinë mirë ministrant e tu, ashtu siç di edhe ti. Keni marrë fund para syve të të gjithë shqipatërve. Ndaleni këtë Buxhet, ajde bëjmë reformën zgjedhore, duhet tiu vëmë kufirin te salla kriminelëve”, u shpreh Basha.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post