15:29 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha uron Kosovën në 16-vjetorin e Pavarësisë: ‘Jam i lumtur për çdo ditë që i’a kam dedikuar çështjes së Kosovës’

09:07 | 17/02/2024
në Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Kujt i përket PD-ja?’, Basha përgjigjet në 33-vjetorin e krijimit: E di që jemi të zhgënjyer…

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një mesazh urimi për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Basha shprehet se 17 shkurti i vitit 2008 është pa dyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme që kurorëzoi sakrificat shekullore të gjysmë së kombit për liri dhe pavarësi.

Basha çmon në mesazhin e tij, figurat e komandatit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, si dhe presidentin Ibrahim Rugova. Nga ana tjetër, ai shton se sot ka ende sfida për Kosovën, por që sipas tij ajo do t’ja dalë me sukses edhe me mbështetjen e SHBA, BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Basha e mbyll duke treguar lumturinë që ndjen për çdo ditë që ia ka dedikuar çështjes së Kosovës dhe duke i qenë mirënjohës Zotit për këtë mundësi.

Mesazhi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Gëzuar Pavarësinë Kosovë! 🇽🇰🇦🇱

17 shkurti i vitit 2008 është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi.

Në këtë ditë të çmuar kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë kombëtare komandantin legjendar të UÇK Adem Jasharin, arkitektin e Pavarësisë presidentin Ibrahim Rugova dhe mijëra bij e bija të Kosovës që sakrifikuan jetën e tyre për në altarin e lirisë së Kosovës.

Jemi krenarë për zhvillimin dhe progresin që Kosova ka arritur në këto 16 vite. Ajo sot ka ende sfida përpara, por jam i bindur se me vendosmërinë, përkushtimin dhe pjekurinë e lidershipit politik të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë, SHBA 🇺🇸, BE 🇪🇺, Britanisë së Madhe 🇬🇧, do t’ia dalë me sukses për të ndërtuar një shtet të fortë, të zhvilluar dhe të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe euroatlantike.

Kjo është një ditë shumë e veçantë edhe për mua personalisht dhe atë pjesë të familjes sime që si mijëra të tjera u dëbuan nga trojet e tyre. Jam i lumtur për çdo ditë që i’a kam dedikuar çështjes së Kosovës dhe falenderoj Zotin që ma ka dhënë mundësinë për ta bërë këtë edhe si një amanet i përcjellë brez pas brezi, sikundër sa të kem forcë dhe mundësi do të jem në krah të Kosovës për të ndihmuar në suksesin e saj.

Gëzuar Kosovë e shtrenjtë! Gëzuar shqiptarë kudo në botë!

Pas

Biznesi 54 milionë euro i qirave ditore, vetëm nga AirBnb

Para

Hodhën flakadanë në derbin Partizani-Tirana, arrestohen 2 shtetas! Procedohen 6 të tjerë

Para
Hodhën flakadanë në derbin Partizani-Tirana, arrestohen 2 shtetas! Procedohen 6 të tjerë

Hodhën flakadanë në derbin Partizani-Tirana, arrestohen 2 shtetas! Procedohen 6 të tjerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/parakalime të rrezikshme, gjobiten me 100 mijë lekë dy shoferë

Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur

Rusia bombardon Pavlohradin: shkatërrohet fabrika dhe stacioni i zjarrfikësve

Athinë: arrestohet shqiptari i dyshuar si vrasës me pagesë, punonte për mafian turke

Sherr për Hapësirat Publike në Tushemisht: Përplasje mes Pronarëve të Hotelit dhe Kryeplakut

Vrasja në Mat: dy të dyshuar në burg, ata mohojnë përfshirjen

Makina Hyn Mes Turmës në Los Angeles, 28 të Plagosur, 9 Kritike

Himarë/Shkaktuan ndotje mjedisore nga shkarkimi i ujërave të ndotura të hotelit, procedohet penalisht administratorja e subjektit

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës Nuk Është Më e Pranueshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.