Ditën e sotme u bë e ditur se bashkia e Skraparit ka hapur një tender për një drekë në nder të Pëllumb Piperos, pas akordimit të titullit “Qytetar Nderi” për mjeku infeksionist.
Pas këtij lajmi ka reaguar vetë mjeku infeksionist, i cili ka këkruar që në respekt te situates dreka te anullohet dhe ajo shume sado modeste qofte te orientohet per nevoja te tjera te Bashkise dhe qytetareve te Skraparit, ndoshta ne ndihme te familjve ne nevoje!
“Sapo dola nga studio televizive e EuroNeës Albania, ku gazetarja dhe patriotja ime Ilva Tare, me pyeti midis te tjerave edhe se “si po e perjeton famen”, natyrshem “fama” ime i perket çdo bluze te bardhe, i thashe,por paska edhe “ca kusure”.
Keshilli Bashkiak i Skraparit me ka akorduar Titullin “Qytetar Nderi” qe eshte nderi me i madh qe mund te me beje vendlindja ime dhe per te cilin do ti jem gjithe jeten mirenjohes, qytetareve, Keshillit Bashkiak dhe Kryetarit te Bashkise se Skraparit. Dhe “kusuri” eshte lajmi qe po lexoj ne te gjitha portalet se Bashkia ka vendosur te organizoje dhe nje dreke ne cermonine qe do te organizohet me kete rast.
Do ta konsideroja nje nder po aq te madh, qe ne respekt te situates dreka te anullohet dhe ajo shume sado modeste qofte te orjentohet per nevoja te tjera te Bashkise dhe qytetareve te Skraparit, ndoshta ne ndihme te familjve ne nevoje!
Duke ju falenderuar edhe nje here, ju premtoj se do punoj gjithe jeten time me perkushtim profesional e pergjegjesi qytetare, per ta merituar Titullin e Qytetarit te Nderit te Vendlindjes time!
Me mirenjohje!”- shkruan Pipero.