15:35 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BE i tregon “dhëmbët” Turqisë, jep 1 miliardë euro për mbrojtjen e kufijve, Mitsotakis e pranon: Duhet të zgjohemi, Ankaraja po përdor njerëz të dëshpëruar

15:53 | 03/03/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE i tregon “dhëmbët” Turqisë, jep 1 miliardë euro për mbrojtjen e kufijve, Mitsotakis e pranon: Duhet të zgjohemi, Ankaraja po përdor njerëz të dëshpëruar

Krerët e BE-së kanë mbajtur një koferencë urgjente për shtyp në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë, pas vendimit të kësaj të fundit për të hapur kufijtë për rreth 3 milionë sirianë që gjenden në tokën e saj.

BE ka akorduar rreth 350 milionë euro në mënyrë të menjëhershme për Greqinë, në mënyrë që të zgjidhë  situatën aktuale, ndërsa rreth 700 milionë euro do të akordohen për sigurinë e kufijve.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis Greqia dhe Bashkimi Evropian nuk do të shantazhohen ndërkohë që hodhi akuza të forta në drejtim të Turqisë, që sipas tij kërkon të promovojë axhendën gjeopolitike, për të hequr vëmendjen nga situata e luftës në Siri.

“Ky nuk është më një problem i refugjatëve. Kjo është një përpjekje e ashpër e Turqisë për të përdorur njerëz të dëshpëruar për të promovuar axhendën e saj gjeopolitike dhe për të larguar vëmendjen nga situata e tmerrshme në Siri,” u tha ai Mitsotakis gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, kreun e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kreun Parlamentit Evropian David Sassoli, me të cilin ai vizitoi kufirin greko-turk në fillim të ditës.

Mitsotakis tha që njerëzit që u përpoqën të hynin në Greqi ditët e kaluara nuk vinin nga krahina e shkatërruar nga lufta siriane e Idlib, por kishin jetuar të sigurt në Turqi për një periudhë të gjatë kohore.

“Evropa nuk do të shantazhohet nga Turqia për çështjen e refugjatëve. Ne jemi të gatshëm të mbështesim Turqinë në trajtimin e problemit të saj të refugjatëve dhe të gjejmë një zgjidhje për luftën e Sirisë, por jo në këto rrethana. Detyra ime është të mbroj sovranitetin e vendit tim”, tha ai.

“Fatkeqësisht, Turqia është shndërruar në një shtet që trafikon zyrtarisht emigrantë”, vazhdoi ai në komentet e bëra në greqisht.

Mitsotakis përsëriti se Greqia do të mbrojë kufirin e saj, që është edhe kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian, duke shtuar se Athina pret “solidaritet të prekshëm” nga Bashkimi Evropian.

“Por le të jemi të sinqertë. BE nuk ka qenë përgjegjëse aq sa duhet për zgjidhjen e krizës së emigracionit . Shpresoj se kjo krizë do të shërbejë si një thirrje zgjimi për të gjithë”, përfundoi Mitsotakis.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Dënohet me burgim të përjetshëm babai shqiptar që masakroi vajzën me thikë, çfarë i tha gjykatësja në seancë: Është ironike…

Para

Gjykata pranon kërkesën e SPAK për sekuestrimin e makinës së blinduar të Lul Berishës, reagon avokati

Para
VIDEO/ I kërkohet justifikimi i pasurisë, flet për Fax News motra e Lulzim Berishës: Jemi familje e nderuar

Gjykata pranon kërkesën e SPAK për sekuestrimin e makinës së blinduar të Lul Berishës, reagon avokati

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti i Parlamentit Evropian, reagon Kryeministria: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së! Jemi të përkushtuar për vijimin me reformat e nevojshme

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, nën hetim çobani 27-vjeçar nga Lushnja

Ishte shpallur i humbur prej disa ditësh, gjendet në gjëndje të mirë shëndetësore i moshuari në Kolonjë

Durrës/ Kishte zaptuar hapësirat publike në plazhin e ‘Shkëmbit të Kavajës’, nën hetim 42-vjeçarja! Sekuestrohen 120 çadra e shezlongë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

Mbytja e 23-vjeçarit në Mat, nis operacioni për nxjerrjen e makinës nga liqeni i Shkopetit

Vijon operacioni “Plazhi i lirë”, sekuestrohen 120 komplete çadra dhe shezlongë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Dha jetën për shpëtimin e turistëve në Shkodër, Rama: Arben Anamali, u prehsh në paqe Dëshmor i Atdheut

E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Dumanin: Vlerësojmë bashkëpunimin e SPAK në luftën kundër krimit ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.