Nëse ka një këngëtare shqiptare mjaft të pëlqyer të momentit dhe me famë botërore ajo është padyshim Bebe Rexha. Ndërkohë që një lajm i mirë për të gjithë fansat e saj, Bebe ka mbërritur sot në Shqipëri.
Me një helikopter privat duke shijuar malet e Shqipërisë, Bebe ka postuar disa foto në “Instastory’’ e shoqëruar dhe nga vajza e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, Bora.
Të dyja duken mjaft mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe mesa duket adrenalina që të ofron udhëtimi me helikopter duket se po i kënaq mjaft.
Me shumë gjasa ato kanë mbërritur tashmë në Jalë, ku prej disa ditësh është vendosur familja Meta, ku mirëpresin dhe të rinjtë e Internacionales socialiste.
Kujtojmë se Bebe është mjaft e afërt me familjen Meta, pasi Monika Kryemadhi dhe babai i saj janë kushërinj. Na mbetet t’iu themi pushime të mbara!
(E.K/SHUPLAKA)