Armina Mevlani është një nga femrat më të komentuara të showbizit shqiptar. Me anë të rrjeteve sociale ajo qëndron shpesh në kontakt me fansat e saj, me të cilët ndan momente jo vetëm nga përditshmëria, por edhe nga puna e saj si blogere.
Së fundmi, Armina ka qenë e ftuar në një event në Mykonos, nga ku ka shkrepur një foto të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj.
Mirëpo njëri prej komentuesve në Instagram i ka lënë Arminës një koment jo fort të këndshëm.
Ai e ka kritikuar për faktin pse ka zgjedhur shtetin grek si destinacion, e në fund e ka akuzuar se shkon me pushime me lekët e shqiptarëve.
Siç e shohim, blogeres nuk i ka pëlqyer aspak ky koment dhe nuk ja ka përtuar përgjigjen komentuesit të saj.
“Mirë bën të lexoni cfarë shkruaj. Unë jam e ftuar në Mykonos si ambasadore e shampanjës MoWt&Chandon dhe nuk ka lidhje ky koment”- shkruan Armina.
(M.Q/Faxweb)