Stefano De Martino është sërish shumë afër ish-bashkëshortes së tij, Belen Rodriguez.
Kjo e fundit kur pyetet se si janë gjërat me ish-balerinin e Amici, tregon:
“Dalim për darkë, ai ka çelësat e shtëpisë time. Është diçka në zhvillim, por Stefanos nuk i pëlqen të flitet për të”– tregon Belen.
Këtë herë napolitani dëshiron të jetë shumë i kujdesshëm: gjithçka duhet të ndodhë, të paktën në momentin ‘prapa skene’, edhe nëse deri më tani është bërë pothuajse e pamundur që të dy të fshihen, të mbërthyer vazhdimisht nga paparacët.
Punët e zemrës janë të vështira, por sot Belen është veçanërisht e lumtur me veten.
“Këtu arrita duke goditur disa herë kokën. Gjithmonë kam besuar se lumturia e vërtetë ishte të jesh në çift. Dhe kur ndodhi, herën e fundit, unë ende e besoja”- shprehet modelja dhe prezantuesja për mediat italiane.
Belen flet edhe për lidhjen e përfunduar me Antonio Spinalbese, babain 26-vjeçar të Luna Marì, e lindur më 12 korrik të kaluar.
“Me Antoninon nuk njiheshim shumë por isha shumë e zënë përndryshe nuk do të kisha pasur kurrë një fëmijë me të – sqaron showgirl-i.
Nuk kërkoj më një mashkull që më kompleton.Unë do t’i tregoj Luna Marì përrallën e rishikuar të Hirushes, ndoshta me hapjen e kompanisë së saj të pastrimit. Dhe unë do t’ju them se nuk ka princ simpatik, as princeshë të përrallave. Askush nuk eshte perfekt”– shton Belen.