02:39 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Beleri merr leje për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian! Do të udhëtojë i pashoqëruar nga efektivët e policisë

13:36 | 14/07/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Beleri kërkoi të shkonte fizikisht në mbledhjen e PE si eurodeputet, Drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje

I dënuar me 2 vjet burg për blerje votash, me vendim të formës së prerë, Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku që fitoi zgjedhjet në Himarë dhe nuk u betua kurrë për të marrë detyrën, do të udhëtojë të hënën drejt Strasburgut. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dha dritë jeshile këtë të diel, duke miratuar lejen për eurodeputetin grek për të kryer betimin në datë 16 korrik në Parlamentin Europian.

Thuhet se Beleri do të udhëtojë i vetëm, i pa shoqëruar nga forca të sigurisë, fillimisht drejt Athinës me avion të hënën e 15 korrikut, ndërsa më pas niset për në Strasburg.

Leja e miratuar është për 5 ditë, me të drejt kthimi në datën 20 korrik, për të vijuar përfundimit e dënimit të dhënë nga Apeli i së Posaçmes. Kërkesa për leje e bërë disa ditë më parë është vonuar deri këtë të diel pasi komisioni që e shqyrtoi, vendosi disa kritere karshi Belerit, të cilit i kanë kërkuar të dhëna të plota, nisur nga garancia e lëvizjes, dorëzimi i biletave të udhëtimit vajtje-ardhje, apo qëndrimi dhe akomodimi në hotel.

Për miratimin e kërkesës është parashikuar edhe ndonjë e papritur, për shembull nëse do t’i duhet të qëndrojë më shumë nga sa e parashikon leja, për shkak të zhvillimeve atje.

Në një rast të tillë, Beleri do të duhet të njoftojë të gjitha institucionet në mënyrë zyrtare, përfshirë edhe autoritetet vendase në Strasburg. Çështja “Beleri”, i cili u arrestua vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit në një lokal në Himarë, trazoi ujërat diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Pasi nuk mundi të marrë leje për t’u betuar si kryebashkiak, mundësi që e humbi pas dënimit përfundimtar me burg, në Himarë pritet të zhvillohen zgjedhjet e reja më 4 gusht. Më 10 qershor u zgjodh si eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

Etiketa: Belerieurodeputet
Pas

Aksident/ 29-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin

Para

Në nderim të 14 korrikut, ngjarjeve historike në Poçem, Balla: Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet

Para
Në nderim të 14 korrikut, ngjarjeve historike në Poçem, Balla: Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet

Në nderim të 14 korrikut, ngjarjeve historike në Poçem, Balla: Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.