Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, bëri sot me dije se do i jepet fund ligjit 7501, përmes të cilit u abuzua padrejtësisht, duke bërë që mijëra njerëz të zhvisheshin nga pronat e ligjshme.
Ai u shpreh se LIBRA do të penalizojë gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me pronat e të tjerëve dhe do të hartohet një ligj i ri që kompenson pronarët e ligjshëm.
Shkrimi i Ben Blushit:
LIBRA I JEP FUND 7501. FILLON BETEJA E PRONËS
LIBRA do ti japi fund efekteve juridike te ligjit 7501 përmes abuzimit me të cilin qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësisht dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme. LIBRA është shumë e ndjeshme për cështjen e pronësisë dhe do të hartojë një ligj të ri që kthen menjëherë tek i zoti pronat e njohura dhe kompenson shpejt pronarët e ligjshëm. LIBRA do të penalizojë të gjithë ata zyrtarë që kanë abuzuar me pronat e të tjerëve. Ju premtoj se në 25 qershor fillon Beteja e Pronës.
(XH.A/SHUPLAKA)