Syrit të publikut nuk i shpëton kurrë asgjë. Sidomos kur bëhet fjalë për personazhe të famshëm, fotot e tyre shihen me imtësi dhe një pakujdesi e vogël komentohet. Kështu i ka ndodhur së fundmi dhe Beniadës.
Bukuroshja e “Big Brother VIP” është rikthyer në Itali dhe ndodhet aktualisht në Milano. Aty ka takuar disa miq dhe me to ka ndarë një foto. Mirëpo ndjekësve nuk u ka shpëtuar pjesa e sqetullave të modeles, e cila nga nxitimi ndoshta dhe ka harruar të depilohej.
Megjithatë ky detaj nuk e ka penguar Beniadën, e cila si gjithmonë shfaqet në super formë në foto. Për më tepër ajo ka njoftuar se do ta shohim në Mediaset.