03:19 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bëri skena horror nga Pogradeci në Elbasan, zbardhet dëshmia e Almiron Shehut: Po më ndiqte një…

13:16 | 04/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Spektakli’ i të riut me arratinë ndaj Policisë, zbulohen emrat e personave të plagosur. Mes tyre edhe 2 femra

Almiron Shehu është rrëfyer para hetuesve në lidhje me ngjarjen e sotme ku duke ikur nga ndjekja që po o bënte policia ka shkaktuar aksident duke mbetur për pasojë të plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe një efektiv policie.

Mësohet se Shehu ka thënë para hetuesve se po ndiqej që nga Devolli nga një fuoristradë dhe kjo ishte arsyeja pse është larguar me shpejtësi.

“Një fuoristradë më ishte vënë pas që në Devoll. U detyrova të largohem me shpejtësi prandaj nuk ndalova”.

Policia është duke verifikuar këtë version të të riut, i cili e ktheu në një zonë lufte rrugën në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Almiron Shehu është i riu nga Gjirokastra që ka vënë në alarm Policinë e Korçës, Librazhdit dhe Elbasanit duke shkaktuar në fund të operacionit për ndjekjen e tij edhe një aksident ku mbetën të plagosur edhe 5 persona, mes të cilëve një efektiv policie.

Faxweb.al ka mësuar emrat e të plagosurve të cilët janë Adriana Latifi, 35-vjeçe banuese në Elbasan, Albert Cani 49-vjeç banues në Valas, Dorina Hazizi 34-vjeç , banuese në Elbasan, Eugen Abdurrazaku, efektiv policie.

Efektivi i plagosur Eugen Abdurrazaku u dërguar fillimisht në reanimacionin e spitalit të Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës, ku pritet ti nënshtrohet dhe disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Burime bëjnë me dije se personi të cilit i është vendosur pas policia ka qenë Almiron Shehu, nga Gjirokastra, i cili ka pasur precedent penalë në fushën e trafikimit të klandestinëve.

Shehu nuk i ka ndaluar partullave të policisë që ishin ngritur më parë dhe në zonën e Pogradecit dhe Korçës, dhe është nisur drejt Elbasani ku edhe është shkaktuar aksidenti.

Nga ana tjetër Policia e Gjirokastrës ka nisur një kontroll në banesën e të atit të tij e cila ndodhet në lagjen Manalat të Gjirokastrës.

I ati i tij ka disa dyqane mishi në qytet, raporton gazetarja e Fax News Ervina Shehaj.

Në aksident është përfshirë dhe një autoshkollë, e cila dyshohet se ka qenë rastësisht aty dhe nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur në Elbasan, ku mbeti i plagosur dhe një efektiv, gjatë aksionit për kapjen e të dyshuarit Almiron Shehu, nga qyteti i Gjirokastrës.

Policia sqaron se nuk ka pasur të shtëna me armë, ndërkohë që si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 5 persona, mes tyre dhe efektivi i policisë, që sipas njoftimit është jashtë rrezikut për jetën.

Shehu njoftom policia është shoqëruar për në komisariatin e qytetit, ku do të kryhen dhe hetimet e mëtejshme ndaj tij.

”Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonëjsit të policisë për të ndaluar. Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa automjetesh”, njofton policia e Elbasanit.

Një ngjarje e rëndë, dhe ende kontradiktore ka ndodhur rreth orës 09:20 të mëngjesit të sotëm në në Krastë të Elbasanit, ku tre automjete janë përfshirë në një aksident.

Gazetarja e Fax News Entela Duka raporton nga Elbasani se në vendin e ngjarjes ndodhet dhe prokuror Ritvan Sukaj. Në njërin prej bagazheve të makinave që ndodhen në vendin e ngjarjes janë gjetur disa targa fallso.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

‘Nxirre luanin’/ I ‘zhdukur’ prej 8 vitesh, ja çfarë bën sot Marieli i ‘Big Brother 4’

Para

Policët e OFL-së ‘zbarkojnë’ në Shkodër, kush janë dy familjet që iu kërkohet deklarim pasurie

Para
Policët e OFL-së ‘zbarkojnë’ në Shkodër, kush janë dy familjet që iu kërkohet deklarim pasurie

Policët e OFL-së 'zbarkojnë' në Shkodër, kush janë dy familjet që iu kërkohet deklarim pasurie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.